Na Kontaktoni
Adresa Rr. Ndreko Rino, Tiranë
Orari E Hënë - E Premte: 08:00 - 19:00
Kush jemi ne?

Klinika BALANCE

Kush jemi ne?

Klinika Balance është një qendër e specializuar e fizioterapisë dhe rehabilitimit, me mbi 25 vite eksperiencë në kujdesin dhe rehabilitimin e pacientëve.

Ne ofrojmë trajtim për probleme ortopedike, neurologjike, sportive dhe posturale, duke kombinuar eksperiencën profesionale me metodat bashkëkohore të fizioterapisë.

Çdo pacient vlerësohet në mënyrë individuale dhe trajtohet përmes një plani rehabilitimi të personalizuar, me synim lehtësimin e dhimbjes, rikthimin e lëvizshmërisë dhe përmirësimin e funksionit fizik.

Misioni

Klinika e trajton problemin në total: psiqikisht – emocionalisht – fizikisht.

Të ofrojmë shërbime profesionale fizioterapie dhe rehabilitimi me standarde të larta, duke ndihmuar pacientët të rikthejnë lëvizshmërinë, funksionalitetin dhe cilësinë e jetës përmes trajtimeve moderne dhe kujdesit të personalizuar.

Vizioni

Shërbim cilësor në fizioterapi dhe mirëqenie.

Të jemi një nga klinikat më të mira në Shqipëri në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit, e njohur për profesionalizmin, inovacionin dhe përkushtimin ndaj shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.

Klinika Balance

Filozofia e punës

Klinika Balance fokusohet në ofrimin e shërbimeve të specializuara të fizioterapisë dhe rehabilitimit, duke ndërthurur përvojën klinike me metoda moderne trajtimi. Qëllimi ynë është të rikthejmë funksionalitetin dhe cilësinë e jetës së pacientëve përmes një qasjeje të personalizuar, të sigurt dhe të bazuar në evidencë. Vlerat tona kryesore janë profesionalizmi, kujdesi ndaj pacientit, inovacioni dhe rezultatet afatgjata.

01

Trajtim i Personalizuar

Çdo pacient vlerësohet në mënyrë individuale dhe trajtimi përshtatet sipas nevojave dhe gjendjes së tij funksionale.

02

Metoda Bashkëkohore Rehabilitimi

Përdorim teknika moderne dhe të specializuara, përfshirë metoda të avancuara për trajtimin e skoliozës dhe çrregullimeve muskulo-skeletore.

03

Qëllimi i trajtimit fizioterapeutik

Fokusi ynë nuk është vetëm lehtësimi i dhimbjes, por rikthimi i plotë i funksionit dhe parandalimi i rikthimit të problemeve.

04

Ekip i Specializuar Profesional

Stafi ynë përbëhet nga profesionistë të trajnuar në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit, me eksperiencë klinike dhe akademike.

Rezervimi

Proçesi i Rezervimit

Procesi i rezervimit është i lehtë dhe i shpejtë dhe ju ndihmon të rezervoni vizitën në “Klinikën Balance” në vetëm pak hapa.

01

Rezervimi

Pacienti rezervon një takim online ose përmes kontaktit telefonik për të caktuar orarin e vizitës.

02

Konsulta fillestare

Gjatë vizitës së parë kryhet një vlerësim i detajuar i gjendjes fizike dhe problemit shëndetësor.

03

Plani i Trajtimit

Bazuar në vlerësim, hartohet një plan i personalizuar rehabilitimi sipas nevojave të pacientit.

04

Zbatimi & Ndjekja

Trajtimi zhvillohet në seanca të rregullta dhe monitorohet progresi deri në rikuperimin e plotë funksional.

Galeria jonë

Hidhni një vështrim mbi ambientet dhe shërbimet tona mjekësore.

Keni nevojë për më shumë informacion?

Stafi ynë është në dispozicionin tuaj për çdo pyetje apo konsultë mjekësore.